Barcelona është në kërkim të zëvendësuesit të Neymarit dhe së fundmi është duke përgatitur një ofertë befasuese për Marco Asension e rivalit të përjetshëm, Real Madridit.
Diario Gol raporton se pas refuzimit të ofertave për Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembele, Barça ka kthyer vëmendjen kah 21-vjeçari spanjoll, i cili nuk ka gjetur vend në formacionin bazë të “Mbretërve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumi spanjoll raporton se Barça është duke u përgatitur që të aktivizojë klauzolën e tij prej 80 milionë eurove.
Barcelona është optimiste se mund të arrihet një marrëveshje pasi anësorit mund t’i ofrojnë minuta, atë që Reali nuk i ka ofruar deri më tani.