Sport

Juventusi ofron 30 milionë euro për Strootmanin

Descriptive Text

Raportohet se Juventusi ka ofruar 30 milionë euro për mesfushorin e Romës, Kevin Strootman.

Tuttosport raporton se kjo ofertë e Juventusit pritet të refuzohet nga Roma për yllin e saj holandez, transmeton Koha.net.

Për shërbimet e tij Roma kërkon 45 milionë euro.

Juventusi gjithashtu ka shprehur interesim për mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can, për të cilin ka ofruar 25 milionë euro sipas mediave italiane.