Sport

Xhudistëve u mohohet mundësia të fitojnë medalje në botërorin e kadetëve

Të mërkurën (sot) në Kili nis kampionati botëror i xhudos për grupmoshën e kadetëve (U-18).

Favoritë për medalje në këtë botëror vlerësohen xhudistët evropianë, përkatësisht ata që kanë fituar medalje në kampionatin evropian të këtij viti. Medalje kanë fituar edhe xhudistët kosovarë.

Por ata e kanë të pamundur të fitojnë edhe medalje botërore, shkruan Koha Ditore. Kili nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe pasaportat e saj, dhe për këtë arsye xhudistët e Kosovës e kishin të pamundur të udhëtojnë në këtë vend për të garuar në botëror.

Është përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, që të martën ka bërë të ditur se për shkaqe politike janë detyruar të heqin dorë nga botërori për kadetë.

"Kemi pasur kandidatë seriozë për medalje në botëror. Por pjesëmarrjen nuk na e ka lejuar shteti i Kilit. I kemi dy medalistë evropian nga ky vit dhe ata do të ishin kandidatë seriozë për medalje në botëror. Por Kili nuk i pranon pasaportat e Kosovës dhe nuk e kemi pasur asnjë mundësi për të udhëtuar", ka thënë Kuka...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.