Sport

Tenisti më i ranguar amerikan, Sock, ka ëndrra të mëdha

Pasi siguroi paraqitjen e dytë në një finale këtë vit, Jack Sock mori një pushim të shkurtër në zhveshtore, duke u ndalur për të ndërruar vetëm çorapet. Ai mbathi një palë me ngjyrë portokalli që përshtatej me ngjyrën e atleteve të tij.

Sock vetëm sa kishte mposhtur në gjysmëfinale me 2:0 në sete (6:4, 7:6) bashkëkombësin e tij amerikan Donald Young të shtunën për të arritur në finale të turneut "Delray Beach Open".

Por as Sock e as trajneri i tij Troy Hahn nuk ishin të entuziazmuar me këtë performancë, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT. Kështu që në vend se të shkojë në dush, Sock u kthye për të bërë stërvitje shtesë në fushën e Qendrës së Tenisit në Delray Beach, jashtë syve të publikut.

Ai po ushtronte goditjen me "backhand", derisa Hahnn po i hidhte topat atij nga një kovë gjigante e portokalltë. Jay Berger, kreu i programit për zhvillim të tenistëve te Federata e Tenisit të SHBA-së, shikonte me kujdes, duke ofruar herë pas here edhe këshilla...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.