Majlinda Kelmendi në 20 rrëfimet e IJF-së para Botërorit

Majlinda Kelmendi në 20 rrëfimet e IJF-së para Botërorit

08 gusht 2017 19:44

Federata Ndërkombëtare e Xhudos përmes faqes zyrtare ka publikuar një artikull, në të cilin ka paraqitur 20 rrëfimet kryesore para Kampionatit Botëror të Xhudos, 20 ditë para fillimit të tij.

Për medalisten olimpike, Majlinda Kelmendin, në rrëfimin e pestë e ka titulluar, “E pamposhtur që nga 2015, krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi synon titullin e tretë të Botës”.

“Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, është një bartëse standarde e përsosmërisë në xhudo dhe është një nga atletet me vazhdueshmërinë më të lartë në botën e sportit. Bartësja e flamurit të Kosovës në Rio, Kelmendi, 26 vjeçare, ishte siguruar që të ishte e artë medalja e parë olimpike për vendin e saj, me një performancë profesionale që shkaktoi skena dhe festime të pasionuara në të gjithë vendin e saj të ri”, ka shkruar IJF për Kelmendin, transmeton Koha.net.

Më tutje në artikull thuhet se, “kampionia e dyfishtë e botës për seniore, Kelmendi tashmë ka siguruar një vend në historinë e xhudos dhe historinë e vendit të saj, por ka kohën dhe talentin për t’u bërë një nga më të mirat e të gjitha kohëve. Fituesja inspiruese e Kampionatit Evropian më 2017 po kërkon fitoren e saj të 29 radhazi, me humbjen e saj të fundit të pësuar në nëntorin e vitit 2015 në duart e një rivaleje të gjatë, Erika Miranda e Brazilit, dhe do të fillojë Botërorin si favoritja më e madhe në Budapest”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme