Sport

Evertoni, favorit për Zapatan

Descriptive Text

Sulmuesi Duvan Zapata pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Daily Mail” raporton të hënën se Zapata sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet skuadrës së Evertonit.

Mësohet se Evertoni është favorit për transferimin e tij, pasi ka parakaluar të gjitha skuadrat e tjera që kanë shprehur interesim për Zapatan. Ekipi anglez ka ofruar 20 milionë euro për Zapatan, i cili do të largohet nga Atalanta në verë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin italian që i skadon vitin e ardhshëm.

31-vjeçari prej vitit 2013 bën karrierë në Itali, ndërsa është pjesë e Atalantas prej vitit 2018. Ai ka luajtur edhe për Napolin, Udinesen e Sampdorian, kurse këtë edicion ka 1 gol e 4 asistime në të gjitha garat.