Sport

Osimhen me supergol pas pasimit të Rrahmanit

Napoli po udhëheq 2:0 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e xhiros së 23-të të Serie A. Golin e parë e shënoi Khvicha Kvaratskhelia, ndërsa për 2:0 shënoi Victor Osimhen në minutën e 33-të. Ai mori top të gjatë nga Amir Rrahmani dhe nga një pozitë shumë e vështirë goditi për 2:0.

Sassuolos iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Me rezultatin 2:0 ka përfunduar pjesa e parë.