Sport

Milani e pret Torinon e Vojvodës

Descriptive Text

Milani shpreson që rikthimi i Zlatan Ibrahimoviqit do ta ndihmojë ta këndellë, pasi skuadra po kalon formë të dobët së fundmi. “Rossonerët” të premten nga ora 20:45 do të luajnë kundër Torinos së Mërgim Vojvodës, në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A.

Ishte pikërisht Torino skuadra që e eliminoi Milanin nga Kupa e Italisë muajin e kaluar. 41-vjeçari Ibrahimoviq nuk ka luajtur qëkur u operua në gju në muajin maj, por mund të jetë i pranishëm në bankën rezervë kundër Torinos. Milani nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa e pësoi disfatën e katërt rresht të dielën, në derbin kundër Interit.

Kjo bëri që kampioni në fuqi i Italisë të bie në vendin e gjashtë, dhe ta ketë vështirë edhe arritjen e një prej vendeve që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Milani e pret Tottenhamin kur faza nokaut e Ligës së Kampionëve të rinisë javën tjetër.