Sport

Mike Glover, përforcimi më i ri i KB Prishtinës

Klubi i basketbollit Prishtina përmes një postimi në Facebook njofton se ka marrë një përforcim të ri i cili do të mbulojë pozitat 4 dhe 5 në “FIBA Champions League”, transmeton Koha.net.

Përforcimi i ri është Mike Glover, i cili karrierën profesionale e ka zhvilluar në Turqi, Argjentinë dhe Meksikë.

Ky është postimi i plotë i KB Prishtina:

“Mirëmëngjesi Prishtinë,

Le ti urojmë mirëseardhje përforcimit më të ri Michael Glover, i cili do t'i mbulojë pozitat 4 & 5, gjatë ekspeditës tonë në FIBA Champions League.

I draftuar në NBA më 2012, Mike karrierën profesionale e ka zhvilluar në Turqi, Argjentinë dhe Meksikë”.