Sport

Lomachenko vazhdon të shkatërrojë kundërshtarët

Kampioni i botës në peshën superpendël, ukrainasi Vasyl Lomachenko, ia ka vënë syrin të jetë boksieri numër një në botë në përgjithësi, dhe nuk është shumë larg nga ky status. Por për të mbajtur “trenin” në lëvizje ai është dashur të përkujdeset për sfidën e radhës, atë me autsajderin absolut Miguel Marriaga.

Nuk pati fare problem, shkruan ESPN, transmeton “Koha Ditore”.

Lomachenko absolutisht dërrmoi Marriagan, duke e rrëzuar dy herë dhe duke e detyruar këndin e kolumbianit të dorëzojë meçin pas shtatë raundeve të përfunduar. Meçi u zhvillua të shtunën mbrëma para mbi 4000 shikuesve në “Microsoft Theater” në Los Angeles.

“Unë bëra çdo gjë sipas planit që kishim”, thotë Lomachenko.

Meçi u mbyll kur stafi i Marriagas ndërpreu përballjen pas shtatë raundeve brutale, në të cilët boksieri kolumbian mori ndëshkim të madh.

Lomachenko (9-1 si profesionist), fitues i dy medaljeve të arta olimpike dhe nga shumë i vlerësuar si boksieri më i mirë amator në histori me bilanc prej 396 fitoresh e një humbje, ka mbrojtur titullin e tij të botës në kategorinë superpendël në versionin WBO për herë të tretë.

“Kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Ai është i jashtëzakonshëm”, thotë promotori i kompanisë Top Rank, Bob Arum, kompani ku gjendet Lomachenko. Arum ka më tepër se 50 vjet që gjendet në biznesin e boksit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.