Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg, ka përcjellë nga afër paraqitjen e Estonisë dhe është i vetëdijshëm që të përzgjedhurit e tij i pret një ndeshje e vështirë.
Estonia të mërkurën nga ora 17:30 e pret Kosovën në Tallin, në kuadër të grupit C të parakualifikimeve për botërorin e vitit 2019, shkruan sot “Koha Ditore”.
Estonia të shtunën mbrëma në Shkup fitoi ndaj Maqedonisë me shifrat 80:76. Po me katër pikë dallim, Kosova e kishte mposhtur Maqedoninë të mërkurën e kaluar në Prishtinë (72:68) në ndeshjen hapëse të parakualifikimeve.
Kështu pas dy ndeshjeve të para Kosova e Estonia janë në përparësi për të zënë dy vendet e para në grupin me tri përfaqësuese, vende që sigurojnë kalimin në raundin tjetër, përkatësisht shmangun rënien në Divizionin B.
Ndeshja e së mërkurës në Tallin pritet të jetë me shumë peshë. Kosova menjëherë të shtunën luan në udhëtim me Maqedoninë, ndërsa Estoninë e pret më 19 gusht në ndeshjen përmbyllëse... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
7 gusht 2017 11:40
-
Shpërndaje në: