Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani vazhdon formën e lartë

Milani është duke kaluar një formë të lartë në ligë, ku në pesë takimet e fundit ka shënuar katër fitore dhe ka një barazim.

Rossonerët sonte shënuan fitore prej 3 me 1 ndaj Chievos, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte sulmuesi Bacca që shënoi dy herë në këtë takim, dhe njëherë dështoi nga pika e bardhë për të kompletuar hetrikun e tij.

Golin e vetëm për Chievon e shënoi De Guzman, kurse golin e fundit për Milanin e shënoi Lapadula.

Milani me këtë fitore renditet në vendin e gjashtë me 50 pikë dhe është shtatë pikë prapa Napolit që mban vendin e tretë, pozicion ky që dërgon në Ligën e Kampionëve.