Sport

Refuzohet oferta e Milanit për Belottin, 70 milionë euro plus dy lojtarë

La Gazzetta dello Sport raporton se Torino ka refuzuar ofertën e fundit të Milanit për sulmuesin italian, Andrea Belotti.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Milani ka ofruar 70 milionë euro dhe shërbimet e M’Baye Niang dhe Gabriel Palettas, transmeton Koha.net.

Belotti ka klauzolë largimi prej 100 milionë euro dhe Torino nuk dëshiron ta lëshojë sulmuesin për asnjë shumë më pak.

Presidenti i klubit të Torinos, Urbano Cairo dëshiron ta mbajë edhe për një sezon Belottin.