Sport

Smajlaj ngrit flamurin Kuqezi në Beograd, shpallet kampion Evrope në kërcim së gjati

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj është shpallur kampion Evrope në Beograd në kërcim së gjati.

Image

Smajlaj arriti të kërcejë 8.08 metra, duke arritur të thyejë edhe rekordin kombëtar, raporton Tch.

Kampionati Evropian i sallave të mbyllura është duke u zhvilluar në Beograd.

Image

Ndërkohë, atletja Luiza Gega u rendit në vendin e pestë në garën e 1500 metrave për femrave, duke e përfunduar atë me kohën 4:11:64.