Dy klube angleze të interesuara për mesfushorin e Barcelonës Foto: Reuters

Dy klube angleze të interesuara për mesfushorin e Barcelonës

06 gusht 2017 10:07

Manchester United dhe Chelsea janë duke e menduar transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Sergi Roberto, shkruan spanjollja “Don Balon”.

E ardhmja e Robertos në Barcelonë thuhet të jetë e paqartë pas ardhjes së Ernesto Valverdes, ndërsa klubi po ashtu pritet të bëjë blerje të reja me largimin e Neymarit në PSG, transmeton Koha.net.

Raportohet se Roberto, klauzolën e shitjet e ka 36 milionë funte dhe United, Chelsea e Monaco janë duke i shikuar mundësitë për të siguruar shërbimet e tij.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme