Southamptoni pritet që së shpejti të konfirmojë transferimin e mesfushorit të Juventusit, Mario Lemina.
Sky Sports raporton se Southamptoni tashmë ka arritur marrëveshje për shërbimet e tij, dhe ai të hënë do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore, transmeton Koha.net.
Transferimi i tij i ka kushtuar Southamptonit rreth 18 milionë euro me bonuse që mund të shkojë deri në 22 milionë euro.
Trajneri i Juventusit, Allegri ka konfirmuar sot se lojtari do të largohet.
-
6 gusht 2017 00:19
-
Shpërndaje në: