Sport

Lëndohet Reus, humb ndeshjen në Ligën e Kampionëve

Marco Reus ka pësuar lëndim në përballjen e sotme ndaj Leverkusenit dhe pritet të mungojë në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Benficas.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc ka konfirmuar se Reus sipas të gjitha gjasave ka këputur muskujt, transmeton Koha.net.

“Është ndoshta këputje e muskujve”, ka thënë Zorc për reporterët, raporton Goal.

“Ky është një lajm i trishtueshëm, ai ka luajtur për disa javë në nivel të lartë. Është një humbje shumë e madhe për ne, që definitivisht e zbeh këtë fitore”, është shprehur trajneri i Dortmundit, Thomas Tuchel.

Dortmundi kishte humbur takimin e parë me 1-0, dhe duhet të fitojë me dy gola epërsi për të shkuar tutje.