Sport

Spektakël golash në përballjen Dortmund – Leverkusen

Tetë gola janë shënuar në derbin e javës së 23-të në Bundesligë ndërmjet Dortmundit dhe Leverkusenit.

Vendasit shënuan fitore prej 6 me 2, në një ndeshje që shkëlqeu Aubameyang, që shënoi dy herë, raporton Koha.net.

Kurse golat e tjerë për Dortmundin i shënuan Dembele, Pulisiq, Schurrle dhe Guerreiro.

Kurse për mysafirët shënuan Volland dhe Wendell.

Dortmundi në vendin e tretë ka 43 pikë, kurse Leverkuseni mban vendin e tetë me 30 pikë.