Sport

Ronaldo e quan Pelen “mbret”: Ai nuk do të harrohet kurrë

Cristiano Ronaldo ka shprehur ngushëllimet e tij për Brazilin dhe familjen e legjendës së futbollit, Pele, i cili vdiq të enjten, në moshën 82-vjeçare.

Ronaldo ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se kurrë nuk do të jetë e mjaftueshme një lamtumirë e thjeshtë për Pelen, të cilin e ka quajtur mbret.

“Ngushëllimet e mia të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e Edson Arantes do Nascimento. Një ‘lamtumirë’ e thjeshtë për mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme për të shprehur dhimbjen që e gjithë bota e futbollit po përqafon aktualisht. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë dje, sot dhe përgjithmonë. Dashuria që më tregoje gjithmonë ishte reciproke në çdo moment që e ndanim edhe nga distanca. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh futbolldashësit. U prehsh në paqe Mbreti Pele”, ka shkruar Ronaldo.