Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq pas takimit ndaj Bournemouthit ka komentuar duelet e tij me qendërmbrojtësin Tyrone Mings.
Ai është shprehur se nuk kishte për qëllim të lëndonte ndokënd, por insiston se ishin duele normale dhe ajo që ka ndodhur në fushë mbetet aty, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMings së pari e kishte shkelur sulmuesin suedez në kokë, dhe ky më pas e kishte goditur me bërryl në një duel tjetër gjatë barazimit prej 1 me 2 sot në Old Trafford.
“Nuk ishte qëllimi im që ta lëndojë ndokënd. Nuk e dija se kush më kishte shkelur në kokë, nëse ishte ai, ishte ai. Por, ajo çka ka ndodhur në fushë mbetet aty. Nuk jam dikush që sulmon njerëzit pas fushës. Keni TV-në dhe mund t’i shikoni pamjet. Unë kërceva lartë dhe Mings kërceu në bërrylin tim”, është shprehur Ibrahimoviq për BBC Sport.