Sport

Del Piero pret një sezon emocionues në Serie A

Legjenda e Juventusit, Alex Del Piero pret që sezoni i ri në Serie A të jetë edhe më emocionues se ai paraprak.

Ai e sheh ish-skuadrën e tij favorite është për sezonin 2017/18, por është i kënaqur me përforcimet që kanë bërë skuadrat e tjera, transmeton Koha.net.

“Për mua skuadra e Allegrit mbetet një hap para të tjerëve, për shkak të asaj që kanë arritur në vitet e fundit. Kanë pasur më pak veprimtari në transferime se të tjerët, por ka tentuar të përforcojë skuadrën tashmë të fortë”, është shprehur “Pinturicchio”.

Ai më tutje ka shtuar se, “shpresoj që klubet nga Milano, Napoli dhe Roma që të jenë në garë për Scudetto, në mënyrë që të shohim një sezon edhe më emocionues se në atë që lamë pas, ku Napoli e Roma bën diçka të jashtëzakonshme për të mbajtur hapin me një Juventus të fortë”.