Sport

Infantino: Botërori në Katar, më i miri ndonjëherë

Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino lëshoi një mesazh përmbyllës të Katar 2022 të hënën, duke e përshkruar atë si “Kupën e Botës më të mirën ndonjëherë”. Ai ka uruar uruar Argjentinën për titullin e tretë të Kupës së Botës, të cilën e fitoi të dielën ndaj Francës pas ekzekutimit të penalltive.

Ai nderoi gjithashtu nënkampionen Francën, vendin e tretë Kroacinë, Marokun që zuri vendin e katërt dhe gjithë shtetet pjesëmarrëse. Infantino falënderoi nikoqirin e Kupës së Botës Katarin që lejoi tifozët e 32 vendeve të Botës të festojnë në mënyrë paqësore dhe të gëzuar së bashku në Katar.

“Urime Argjentinës për triumfin në Kupën e Botës Katar 2022 si dhe Marokun që zhvilloi një Kupë të Botës fantastike. Dhe, gjithashtu të gjitha ekipet që bënë këtë Kupë të Botës më të mirën ndonjëherë”, ka thënë Infantino. Infantino ka theksuar se me padurim pret Kupën e Botës për femra në Australi dhe Zelandë të Re. Botërori i futbollisteve mbahet në korrik dhe gusht të vitit të ardhshëm.