Sport

Trofetë e Lionel Messit

Lionel Messi e ka fituar për herë të parë Kupën e Botës. Të dielën me Argjentinën fitoi trofeun e vetëm që i mungonte.

Ai ka fituar edhe dhjetë tituj të kampionit në Spanjë, shtatë Kupa, shtatë Superkupa, katër Liga të Kampionëve, tre Superkupa të UEFA-s, tre Kupa të Botës për klube, një titull të kampionit në Francë.

Një herë e ka fituar edhe Kupën e Amerikës, ndërsa është shpallur edhe shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Pra, Messi fiton të gjitha trofetë që mund të fitohen në futboll.