Sport

Suarezi me fjalë të mëdha për Messin

Descriptive Text

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez ka shkruar se Lionel Messi nuk po lodhet duke treguar që është më i miri në botë.

Messi e Suarez ishin bashkëlojtarë te Barcelona dhe kanë arritur suksese të shumta së bashku.

“Ju nuk lodheni duke treguar që jeni më i miri në botë. Le të ngrihemi të gjithë dhe të aplaudojmë për të gjitha që ky djalosh (Messi) i jep futbollit”, ka shkruar Suarez. Bota e futbollit është bashkuar në lavdërime për Messin, pasi superylli udhëhoqi Argjentinën drejt finales në Kupën e Botës.