Sport

Mbappe parashikoi përballjen me Marokun

Kylian Mbappe - Franca - Katar 2022

Në një video që është publikuar të hënën, Kylian Mbappe së bashku me shokun e tij të skuadrës në PSG, Achraf Hakimi parashikuan se Franca do të luante me Marokun në Kupën e Botës.

Videoja e dyshes u regjistrua në stadiumin “Education City Stadium” në Katar në janar të këtij viti, ndërsa Mbappe shihet duke parashikuar saktë se Franca do të përballet me Marokun.

“Jemi këtu në stadiumin ‘Education City’ në Katar që mund të shikojnë ndeshjen e Francës kundër Tunizisë. Shpresoj se do të fitojmë. Pas kësaj, ne do të luajmë kundër Marokut dhe unë do të duhet ta shkatërroj mikun tim Hakimin”, tha Mbappe për të cilin Hakimi u përgjigj duke thënë se “Do ta godas me shqelm”. Përballja në mes të Francës dhe Marokut i takon gjysmëfinales së dytë dhe do të zhvillohet të mërkurën mbrëma. Gjysmëfinalja e parë luhet të martën në mes të Argjentinës dhe Kroacisë.