Sport

Vazhdon “lufta” Messi – Weghorst

Lionel Messi pati paraqitje brilante në duelin kundër Holandës, por “lufta” e tij me lojtarët holandez ka qenë e pranishme para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Messi me Argjentinën e eliminoi Holandën në çerekfinale të Botërorit.

Ylli argjentinas pati “luftë” fjalësh edhe me përzgjedhësin e Holandës, Louis van Gaal, ndërsa pati edhe një debat me Wout Weghorstin, sulmuesin holandez që e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

“Çfarë ke që po shikon, idiot?”, është dëgjuar duke thënë Messi në “Lusail Stadium” pas ndeshjes, teksa po jepte intervistë për “TyCSports”. “Sport1” i Gjermanisë ka shkruar të dielën se kur Messi i tha këto fjalë, prapa kamerës kishte kaluar pikërisht Weghorsti.