Sport

Kosova bën histori me fitoren ndaj Maqedonisë

Leonard Mekaj shënoi katër pikë për 17 minuta sa ishte në fushë. Por dy pikët e fundit nga gjuajtjet e lira 16 sekonda pa përfunduar ndeshja Kosovë - Maqedoni, i dha frymëmarrje publikut të shumtë të mbledhur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, shkruan sot Koha Ditore.

Maqedonia ngushtoi epërsinë në dy pikë me një tresh kur kishin mbetur 27 sekonda lojë, por me pikët e Mekajt gjithçka u vendos: Kosova shënoi fitore dhe histori.

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, të mërkurën mbrëma fitoi me shifrat 72:68, në ndeshjen e parë parakualifikuese për botërorin "Kina 2019".

Kjo është fitorja e parë e Kosovës në basketboll në gara zyrtare.

Kosova ka pas vetes një cikël eliminator. Vitin e kaluar humbi të gjashtë ndeshjet për Evropian. Por kësaj here është më ndryshe.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.