Sport

Henderson: Mendoj se dhamë gjithçka

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, ka thënë pas ndeshjes se është e vështirë të zgjedhën fjalët për t’u thënë pas disfatës dhe eliminimit nga Franca.

“Mendoj se dhamë gjithçka. Mendoj se karakteri jonë për të shkuar para dhe të gjejmë golin e barazimit ishte e mirë. E dimë se sa penallti ka shënuar Harry Kane për ne. Se sa gola ka kontribuuar për ne. Ai do të jetë i fortë për kohë të gjatë. Ai është sulmues i klasit botëror dhe është kapiteni jonë”, tha Henderson.

“Jemi ndierë mirë përgjatë turneut. Ishim të uritur por fatkeqësisht nuk ishte nata jonë. Përgëzoj Francën sepse ka ekip të mirë”, theksoi ai.

Angia u mposht 2:1 nga Franca, e cila në gjysmëfinale do të takohet me Marokun.