Sport

Amrabat: Jam shumë krenar

Mesfushori i Marokut, Sofyan Amrabat është shprehur shumë krenar pas fitores ndaj Portugalisë dhe kalimit në gjysmëfinale.

Amrabat është shquar me lojë në mesfushë.

“Është vërtetë e pabesueshme. Jam shumë krenar. E kemi merituar 1000 për qind. Është mënyra se si kemi luftuar dhe si kemi luajtur, me zemër, për vendin tonë dhe për popullin tonë. Kemi pasur disa lëndime. Të mbetesh pa tre mbrojtësit dhe të mbrohesh si u mbrojtëm ne, është për respekt të madh. Respekt të madh për secilin, për tifozët, për trajnerin, për të gjithë”, ka thënë Amrabat.

Maroku eliminoi Portugalinë në çerekfinale duke e mposhtur 1:0. Para kësaj ndeshje, kjo kombëtare eliminoi Spanjën.

Në gjysmëfinale, Maroku pret fituesin e duelit Francë – Angli.