Sport

Maroku, “vrasësi” i gjigantëve

Maroku ka shkruar histori duke u bërë përfaqësuesja e parë afrikane që kalon në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Por këtë e ka bërë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe duke fituar miliona tifozë nëpër botë.

Deri më tani marokenët kanë kaluar shumë gjigantë në Katar. E kanë mposhtur Belgjikën në fazën grupore. Kanë kaluar Spanjën në një të tetën e finales dhe tani Portugalinë në çerekfinale.

A do të ketë Maroku forcë ndaj Francës apo Anglisë në gjysmëfinale.