Sport

S’ka finale historike Ronaldo – Messi

Një finale e shumëndërruar në mes të dy prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldos me Portugalinë dhe Lionel Messit me Argjentinën, nuk do të zhvillohet në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ka qenë 37-vjeçari Cristiano Ronaldo që në çerekfinale u befasua nga Maroku. Për rivalin më të madh të tij, Lionel Messi, ekziston ende shansi që të marrë medaljen e më të mirit të botës me kombëtare.

Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinale dhe do të përballet me Kroacinë.

Gara Ronaldo – Messi ka përshkruar futbollin botëror qe dy dekada. Debati se cili ishte më i miri në histori, sipas shumë tifozëve, do të vulosej po që se njëri nga ta fiton Kupën e Botës.

Për të dy, me gjasë ishte Botërori i fundit në të cilin morën pjesë.