Sport

Kosova “gjunjëzon” Maqedoninë e fortë

Në një ndeshje të zjarrtë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore historike, të parën në ndeshjet kualifikuese, ndaj Maqedonisë në parakualifikimet për Botëror "Kina 2019".

Me udhëheqjen fantastike të kapitenit, Dardan Berisha, Kosova shënoi fitore ndaj fqinjit, Maqedonisë me rezultat 72-68, raporton Koha.net. 

{gallery}

Çereku i parë iu takoi djelmoshave të Brad Greenbergut, të cilët e mbyllën atë me 12 pikë epërsi, 23-11. Kjo seri e mirë vazhdoi edhe në çerekun e dytë, të cilin Kosova e fitoi 17-9. Mysafirët u treguan më efikas në çerekun e tretë dhe të katërt, duke i fituar ato, 15-23 dhe 17-25.

Dardan Berisha ishte ai që mori barrën e skuadrës, duke qenë fantastik në këtë përballje me 28 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, përderisa Granit e Fisnik Rugova shënuan së bashku 23 pikë, dhe në fund të ndeshjes 22 vjeçari, Leonard Mekaj ruajti qetësinë duke shënuar dy pikët e fundit.

Më i miri në radhët e Maqedonisë ishte Jordan Theodore me 22 pikë dhe 6 asiste.

Sfidën e radhës Kosova do ta ketë më 9 gusht ndaj Estonisë në Talinn, pastaj luan më 12 gusht ndaj Maqedonisë në Shkup në ndeshjen kthyese, dhe e pret në shtëpi Estoninë më 19 gusht.

Më poshtë i keni statistikat e plota të ndeshjes së sotme.

Image