Sport

Sterling stërvitet me Anglinë

Sulmuesi Raheem Sterling ka stërvitur të premten me ekipin e Anglisë, por mbetet në dyshim paraqitja e tij ndaj Francës.

Sterling në fillim të kësaj jave u largua nga Katari për t’u kthyer në Angli, pasi persona të maskuar i kishin hyrë në shtëpi.

Ai të enjten iu ribashkua Anglisë, ndërsa një ditë më vonë ka stërvitur nën urdhrat e trajnerit Gareth Southgate. Megjithatë, nuk dihet nëse Sterling do të përfshihet në ekip për ndeshjen çerekfinale që zhvillohet të shtunën mbrëma. Trajneri Southgate është i shqetësuar për gjendjen e tij fizike, pasi Sterlingu ka munguar gjatë tërë javës në stërvitje.

“Do të shohim dhe do të vendosim në ditën e ndeshjes. Ai ka munguar në shumë stërvitje dhe ka pasur dy fluturime të gjata. Kështu që, nuk ka përgatitje të mjaftueshme për një ndeshje të këtij niveli”, pranoi Southgate.

Sterling ka luajtur në tri ndeshjet e fazës së grupeve, ndërsa mungoi në fitoren ndaj Senegalit në kuadër të 1/8 së finales.