Sport

Deschamps: Anglia nuk ka dobësi

Descriptive Text

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka pranuar se Anglia nuk ka dobësi, por ka paralajmëruar se Kylian Mbappe mund ta bëjë dallimin në këtë ndeshje. Franca dhe Anglia, do të përballen në çerekfinale të Kupës së Botës, ndeshje që zhvillohet të shtunën.

“Anglia nuk ka dobësi dhe po ashtu do të jetë e gatshme për të na bërë ballë, pasi i ka parë katër ndeshjet tona në turne”, ka shtuar Deschamps, përpara se të flet për Mbappen, i cili është golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës me pesë gola të realizuara.

“Jam i bindur se Anglia është përgatitur për ta ndalur Mbappen, sikurse kundërshtarët tanë të mëparshëm. Por, ai është në gjendje të bëjë dallimin në këtë ndeshje. Po ashtu, kemi edhe lojtarë tjerë që mund të jenë vendimtar”, ka shtuar ai.