Sport

Roma kërkon një japonez që shënoi në Botëror

Descriptive Text

Roma e ka vëzhguar nga afër në Kupën e Botës futbollistin e Freiburgut dhe të Japonisë, Ritsu Doanin.

24-vjeçari luan në krahun e djathtë, por mund të paraqitet edhe në krahun e majtë, e madje mund të luajë edhe në rolin e “trekuartistit”.

Doan iu bashkua Freiburgut në verë nga PSV Eindhoveni për 8.5 milionë euro dhe ka qenë i jashtëzakonshëm për Japoninë, që u kualifikua deri në raundin e një të tetës së finales në Katar.

Doan shënoi gola në fitoret identike 2:1 të Japonisë kundër Gjermanisë dhe Spanjës. Ai kishte hyrë në lojë si zëvendësues.

Çmimi i tij vlerësohet të jetë rreth 12 milionë euro.

Doan ka katër gola të shënuar e katër asistime në 22 paraqitje për klubin nga Bundesliga.