Sport

Shefi i futbollit në “Blick”: Me apo pa shirit, Xhaka është kapiten i Zvicrës

Descriptive Text

Shefi i futbollit në gazetën “Blick”, Christian Finkbeiner, ka thënë se me apo pa shirit të kapitenit në krah, Granit Xhaka është kapiten i Zvicrës.

Finkbeiner ka dalë me një koment pas debatit që është hapur në Zvicër nëse Xhaka meriton të jetë ende kapiten i Zvicrës pas veprimeve në Katar.

Ai ka thënë se Xhaka është lider i natyrshëm i përfaqësueses, ashtu siç është tek Arsenali e po ashtu ka qenë në të kaluarën edhe te Borussia Moenchengladbachu.

“Ai është një alfa. Lojtarët e ndjekin atë sado e fortë të jetë era e kundërt – siç është për momentin – përsëri dhe përsëri. Ai është lider i natyrshëm në përfaqësuese. Dhe, kjo është arsyeja pse është kapiten – qoftë me ose pa shiritin në krah”, shkruan në fund të komentit të shefit të futbollit në gazetën “Blick”.