Ismail Morina, i njohur si Ballisti, ka marrë edhe përkrahjen e tifozëve të Kosovës “Dardanët”.
Në ndeshjen parakualifikuese për Botërorin “Kina 2019” në basketboll tifozët e Kosovës kanë shpalosur një baner, në të cilin shkruan “Krenar me ty Ballist”, transmeton KTV.
“Dardanët”, që kanë mbushur sonte Pallatin e Rinisë, gjithashtu kanë thirrur emrin e Ballistit me rastin e zbulimit të banerit.
Kujtojmë se Ballisti po mbahet i arrestuar në Kroaci, ndërsa një gjykatë kroate ka marrë vendim që ai të ekstradohet në Serbi për shkak të dronit të lëshuar në tetorin e vitit 2014 gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.
Kosova ka filluar mbarë çerekun e parë, duke qenë në epërsi prej dy pikëve, 10-8, në pesë minutat e para.
-
2 gusht 2017 22:21
-
Shpërndaje në: