Sport

Spanja largohet nga Katari pas eliminimit

Përfaqësuesja e Spanjës është larguar nga kompleksi i saj të mërkurën në mëngjes për t’u kthyer në Madrid pas eliminimit të befasishëm nga Kupa e Botës në Katar.

Spanja të martën mbrëma u mposht në 1/8 e finales nga Maroku.

Maroku fitoi 3:0 pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe dy vazhdimet nga 15 minuta nuk prodhuan gola.

Penalltitë kanë qenë një problem për Spanjën kohët e fundit, pasi në të njëjtën mënyrë u eliminua edhe në botërorin “Rusia 2018” dhe “Euro 2020”.

Spanja nuk ka avancuar përtej 1/8 së finales në një kupë të botës që nga viti 2010, kur triumfoi në Afrikën e Jugut.