Sport

FFK ultimatum klubeve: Rregulloni stadiumet deri në sezonin 2019/20 ose nuk ka ndeshje

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot ka mbajtur mbledhjen e radhës me ç’rast ka konstatuar se shumë klube në vend nuk kanë hapësirën adekuate për mediat në stadium si dhe kanë probleme në zhveshtore.

Këtë konstatim, FFK thotë se KE e mori me shqetësim dhe u ka bërë thirrje klubeve që të sigurohen vendet dhe hapësira adekuate për media dhe të përmirësojnë gjendjen në zhveshtore, në të kundërtën pa përmbushjen e këtyre kushteve nuk do t’u jepet leja për zhvillimin e ndeshjeve në kampionat.

“Në këtë drejtim, me qëllim që klubeve t’u jepet kohë e mjaftueshme KE mori vendim që nga kampionati 2019/2020 asnjë klub i Superligës nuk mund të zhvillojë ndeshje në stadium i cili nuk i plotëson kriteret për Kategorinë e dytë të stadiumeve”, thuhet në njoftim.

mori vendim që ndeshja e Superkupës ndërmjet kampionit Trepçës 89 nga Mitrovica dhe fituesit të kupës Besës nga Peja të zhvillohet më 12 gusht në orën 17.00 në Gjilan.