Sport

Lista e gjatë e sjelljeve josportive të futbollistëve dhe huliganëve serbë

Ka shumë raportime tashmë për mundësinë që Granit Xhaka të hetohet nga FIFA për veprimet gjatë ndeshjes me Serbinë.

Por janë serbët që kanë bërë provokime e sjellje të panumërta josportive në ndeshjen e së premtes mbrëma në Doha.

Shumë orë para se të fillojë ndeshja huliganët serbë kanë sharë shqiptarët në kampin e tifozëve në Doha. Kanë kënduar edhe këngë për ëndrrën e parealizuar të tyre për Kosovën pjesë të Serbisë.

Kur spikeri zyrtar thirri emrat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, huliganët serbë në tribuna kanë fishkëllyer me të madhe. Fishkëllimat dhe fyerjet sidomos ndaj Shaqirit e më pas edhe ndaj Xhakës nuk janë ndalur gjatë tërë ndeshjes.

Ka pasur fyerje edhe ndaj një tifozeje me simbole të Kosovës në tribuna.

Pasi serbët shënuan golin e dytë, Dushan Vlahoviq ka pasur sjellje jo sportive duke u kapur mes këmbëve.

Në të njëjtinj moment, selektori serb Dragan Stojkoviq ka sharë shqiptarët dhe për këtë kanë raportuar gjitha mediumet e regjionit.

Në pjesën e dytë Xhaka është provokuar, ndërsa lojtarët rezervistë të Serbisë janë futur në fushë që nuk kanë të drejtë. Xhakaa është provokuar edhe më pas, ndërsa rreth tij është tubuar thuajse gjithë skuadra serbe.

Ka pasur thirrje “mbyte shqiptarin” nga tribunat ku ishin të vendosur huliganët serbë. Ka pasur edhe përleshje jashtë stadiumit ku ishin të përfshirë huliganët serbë.

Ata do të largohen së shpejti nga Katari, me kokën ulur, njëjtë si para katër vjetësh në Rusi.

Ndërkohë Shaqiri e Xhaka i kthehen ndeshjesm e Portugalinë, me synim për ta mposhtur Cristiano Ronaldon me shokë.

{gallery}