Sport

UEFA me njoftim zyrtar për transferimin e Neymarit te PSG-ja

UEFA ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me transferimin potencial të Neymarit te PSG-ja.

Ylli i Barcelonës pritet të kompletojë kalimin te PSG-ja, në një transfer rekord prej 222 milionë eurosh.

Thuhej se Barça është ankuar në lidhje me këtë transferim, por një gjë e tillë është mohuar nga UEFA.

“Nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga askush lidhur me këtë çështje. Të gjitha klubet në Evropë duhet të respektojnë rregullat e fair-playit financiar dhe duhet të demonstrojnë se nuk kanë humbje më shumë se 30 milionë euro për gjatë tre vjetëve. Si pjesë e monitorimit të vazhdueshëm të klubeve, UEFA do të shikojë në detaje nëse ky transferim bie ndesh me ndonjë rregull. Transferimi i Neymarit te PSG-ja do të ketë ndikim në financat e klubeve për disa vjet, por ndikimi nuk mund të paragjykohet, sepse PSG mund të shesë disa lojtarë me shifra të mëdha. Andaj kalkulimet duhet të bëhen vetëm në fund dhe të sigurohemi se i kanë respektuar rregullat”, thuhet në njoftimin e UEFA-s, transmeton SkySport.