Sport

“Mahrezi dëshiron një skuadër në top-gjashtëshe në Angli”

Trajneri i Leicesterit, Craig Shakespeare, ka deklaruar se Riyad Mahrez dëshiron të qëndrojë në Angli dhe të luajë për një nga top-gjashtë klubet.

Roma besohet se është shumë afër transferimit të anësorit, por një marrëveshje thuhet se nuk është afër.

“Ai dëshiron të luajë për një klub në top-gjashtëshe. Nëse nuk marrim një ofertë nga top-gjashtëshja ai qëndron me ne. Nëse kjo ofertë vjen dhe nuk është e mjaftueshme, ai sërish mbetet. Është e qartë për momentin, ai ka thënë se dëshiron të largohet, por është futbollist i yni”, ka thënë Shakespeare për “DailyMail”.