Interi kompleton transferimin e Vecinos

Interi kompleton transferimin e Vecinos

02 gusht 2017 11:33

Interi ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Fiorentinës, Matias Vecino, për 24 milionë euro.

Klubi nga Milano ka konfirmuar se Vecino ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, pasi Interi aktivizoi klauzolën e vendosur nga Fiorentina.

Uruguaiani 25-vjeçar ka kryer testet mjekësore të martën dhe bëhet transferimi i katërt i klubit këtë verë, pas Daniele Padellit, Milan Skriniarit dhe Borja Valeros.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme