Një jetë mes paketave dhe boksit. Në ditët e zakonshme Nikki Adler shpërndan paketa dhe letra si postiere. Ndërsa si boksiere është pranë pikës kulmore të karrierës.
Të premten mbrëma, boksierja nga Augsburgu do të boksojë në MGM Grand Hotel në Detroit, ku do ta mbrojë titullin e saj të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBC. Do të ishte fitorja e saj e 17-të në boksin profesionist nga po aq meçe dhe mbrojtja e saj e shtatë, shkruan Bild, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, kundërshtarja nuk është aspak e lehtë. Është kampionia e dyfishtë olimpike, amerikania 22-vjeçare, Claressa Shields.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është meçi më i madh i jetës sime. Është sikur një futbollist i një skuadre të mesit të tabelës të marrë një ofertë nga Real Madridi. Thjesht duhet të pranosh këtë ofertë”, thotë Adler 30-vjeçare.
Në SHBA meçi do të transmetohet nga rrjeti i madh televiziv Showtime. Motoja e meçit është: “Beteja e më të mirave”.
Meçi do të jetë i vlefshëm edhe për titullin e botës në versionin IBF.
Adler për këtë përballje është përgatitur me boksierin Patrick Rokohl dhe trajnerin kondicional Alfred Segerer... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.