Saga e transferimit të Neymarit nga Barcelona te Paris Saint-Germaini duket se po vjen drejt fundit.
Sipas raportimeve, Neymari do të kompletojë kalimin në kryeqytetin francez deri në fund të kësaj jave.
Neymari ka qenë i heshtur pavarësisht gjitha spekulimeve javëve të fundit. Ai ka udhëtuar drejt Kinës dhe tani pritet të jetë nesër në Barcelonë për ushtrime, ndërsa është thënë se në Qatar do të ketë testet mjekësore para kalimit te PSG-ja.
“Goal” ka renditur të gjitha detajet prapa këtij kalimi rekord:
Neymari do të fitojë 30 milionë euro në vit.
Babai i tij do të fitojë rreth 40 milionë euro sapo që Neymari të kompletojë kalimin te PSG-ja.
Barcelona do të fitojë 222 milionë euro nga ky transferim. Megjithatë, shifrën e klauzolës do ta paguajë Neymari, ndërsa më pas ai do të rimbursohet nga PSG-ja, sepse Barcelona nuk dëshiron të negociojë me klubin francez.
Neymari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin e ri. Braziliani do të lidhet me klubin francez deri më 2022.
-
1 gusht 2017 20:43
-
Shpërndaje në: