Sport

Sanchezi rikthehet në ushtrime me Arsenalin

Descriptive Text

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, është kthyer në ushtrimet me skuadrën e parë, pavarësisht shumë spekulimeve për të ardhmen e tij.

28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës në Emirates dhe është përfolur gjatë se këtë verë do të kalojë te Manchester City.

Gjithsesi, “Topçinjtë” nuk duan që ta shesin kilianin edhe nëse në fund të sezonit ai do të largohet si lojtar i lirë. Sot klubi londinez ka mirëpritur në ushtrime pas pushimeve, yllin e skuadrës.

Sanchezi ishte në pushim pas përfshirjes në Kupën e Konfederatave dhe rikthimi i tij u shty për pak ditë për shkak të një gripi.

Në 38 ndeshje sezonin e fundit në Premier Ligë, Sanchezi ka kontribuuar në 34 gola, duke shënuar 24 herë dhe duke asistuar dhjetë herë.