Sport

Donald Suxho merr drejtimin e Kosovës U17

Njëri prej volejbollistëve më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, Donald Suxho, do ta drejtojë përfaqësuesen U17 të Kosovës në volejboll (vajzat). Vendimin e mori Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, të enjten.

Suxho ka luajtur për SHBA-në, ndërsa është paraqitur në ngjarjet më të mëdha. Dy herë është paraqitur edhe në Lojërat Olimpike. Ai ka luajtur në nivel të lartë ndërkombëtar për shumë vjet. Suxho 46-vjeçar, është nga Korça.

“Jam shumë krenar dhe i gëzuar që po vij prapë në Kosovë nga janari. Dua të falënderoj shumë FVK-në, shokët e mi të ngushtë, trajnerët që më kanë bërë një nder të madh, për të drejtuar vajzat e Kosovës U17”, ka thënë Suxho, njofton FVK-ja.

Detyra e tij e parë në pozitën e re do të jetë që në janar të vitit të ardhshëm.