Sport

Alban Veseli kthehet te Prishtina

Klubi i basketbollit, Prishtina, ka konfirmuar se ka kthyer në radhët e veta yllin kosovar Alban Veseli.

Ylli i përfaqësueses kosovare deri tani ishte pjesë e Pejës, ndërsa rikthehet te Prishtina para nisjes së sezonit të ri në arenën ndërkombëtare.

Prishtina dhe Veseli kanë konfirmuar lajmin përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Albani kthehet në shtëpi”, ka shkruar klubi kampion i Kosovës.