Sport

Kyle Walker nuk luan ndaj Iranit

Descriptive Text

Kyle Walker do të mungojë në ndeshjen hapëse të Anglisë në Kupën e Botës kundër Iranit, por thotë se do të jetë gati për lojë në ndeshjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mbrojtësi i Manchester Cityt nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga 2 tetori për shkak se u operua në muskul. Megjithatë, ai kreu stërvitjen e parë me shokët e skuadrës të mërkurën, por përzgjedhësi Gareth Southgate, nuk dëshiron të rrezikojë me të.

Kundër Iranit, Anglia luan më 21 nëntor.