Manchester United ka transferuar mesfushorin serb, Nemanja Matiq, nga skuadra kampione e Anglisë, Chelsea. Matiq ka firmosur kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Lajmi është konfirmuar nga faqet zyrtare të të dy skuadrave.
Kushtet financiare të transferimit nuk janë bërë të ditura, mirëpo raportohet se Unitedi ka paguar diku mes 40 dhe 50 milionë funte për 28-vjeçarin. Matiq te Manchester United është bashkuar me ish-trajnerin e tij Jose Mourinho, transmeton “Koha Ditore”.
“Nemanja është lojtar i Manchester Unitedit dhe lojtar i Jose Mourinhos. Ai përfaqëson çdo gjë që ne duam nga një lojtar; besnikëri, konsistencë, ambicie dhe të jetë lojtar ekipor”, ka deklaruar Mourinho.
“Unë dua të falënderoj atë për dëshirën që të na bashkohet, pasi pa këtë do të ishte e pamundur. Jam i sigurt se lojtarët tanë dhe tifozët tanë do ta duan atë. Një mirëseardhje e madhe për lojtarin tonë të ri me numër 31”.
Mourinho kishte transferuar Matiqin kur ishte në drejtim të Chelseat në vitin 2014. Matiq, që fillimisht i ishte bashkuar Chelseat në vitin 2009 para se të kalonte te Benfica në vitin 2011, është bërë pjesë kyç e skuadrës londineze që e fitoi titullin e Premier Leagues së Anglisë me Mourinhon në stinorin 2014/15.
“Të punoja sërish me Jose Mourinhon ishte një mundësi që nuk mund të refuzoja. Është një kohë entuziazmuese për klubin dhe mezi po pres të luaj rol në krijimin e më tepër historive me këtë klub të madh”, ka thënë Matiq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
1 gusht 2017 12:44
-
Shpërndaje në: